Flash

Futbollistë, kujdes nga aplikacioni spiun: Noisefeed kontrollon jetën private të tyre

Lapsi.al 31 July 2019
Futbollistë, kujdes nga aplikacioni spiun: Noisefeed kontrollon jetën

Noisefeed, është një aplikacion që mbledh postimet e publikuara në rrjetet sociale nga atletët, duke i vendosur në lidhje me ato të miqve e të afërmve; përmbledh gjithë lajmet e shpërndara në media për një futbollist, duke i ndarë madje ato nga burime të besueshme e fake neës. Aplikacioni është krijuar në Itali dhe ka revolucionarizuar mënyrën se si shoqëritë e futbollit monitorojnë lojtarët e tyre. Në Serie A përdoret nga 80% e klubeve, ndërsa jashtë po fillon të marrë pushtet në Spanjë, Portugali, Rusi e Zvicër.

Noisefeed ka lindur si intuitë e Nicolò Cavallo, ish-volejbollist i Chiavari që në 2017 ka themeluar edhe start up-in me të njëjtin emër. "Idea më erdhi ndërsa flisja me djalin e një presidenti klubi në Serie A" ka rrëfyer ai për Repubblica. "Fillimisht mendoja të kisha si referim zyrat e komunikimit të klubeve. Por e kuptuam se ishin më të interesuara zonat teknike. Për tre motive: të kuptonin nëse lojtari që do të blihej është i besueshëm edhe në jetën e zakonshme, të ndjekin lojtarët në organikë dhe të shohin si sillen të teseruarit e huazuar në skuadra të tjera".

Noisefeed përmban database botërore më të madhe Social e Ëeb për klube, menaxherë, agjensi e media, të nevojshëm për të kërkuar, studiuar, analizuar e për tu njoftuar për përmbajtjen më të mirë të disponueshme në bazë të interesave përkatëse. E përvec se është e dobishme për skuadrat, për të rrëmuar kush bredh jashtë qendrës së stërvitjes, mund të shërbejë edhe në kohë merkato. Mjaft të mendosh për cështjen Mauro Icardi e ekspozimit në rrjetet sociale të bashkëshortes agjente Ëanda Nara, që ka komplikuar situatën e sulmuesit në ambjentin e Inter. "Kam parë një drejtor sportiv të shkarkojë një lojtar amerikano jugor përpara meje me një klik - ka zbuluar Nicolò - kur konstatoi përmes postimeve në Instagram stilin e tij të jetës: mbrëmje, makina të shtrenjta, jahte. Mori konfirmimin e dyshimeve të tij dhe preferoi të hiqte dorë prej tij".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI