Flash

Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë javën e parë të Serie A

Lapsi.al 15 August 2019
Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë javën e parë të
Nuk mundi të marrë pjesë në miqësoren e familjes Cristiano Ronaldo, por dëmtimi rrezikon ta mbajë jashtë fushës edhe për javën e parë të kampionatit. Juventus, në fakt, e bëri të ditur se portugezi do të ishte prezent në Villar Perosa, por jo në fushë, për shkak të një lodhje muskulare të aduktorit të majtë. Në ditët e ardhshme CR7 do të kryejë punë të diferencuar, por rrezikon vërtetë të mos jetë kundër Parma: 10 ditë nga java e parë e kampionatit është vërtetë një lajm i keq për Maurizio Sarri e tifozerinë bardhezi. Këmbana alarmi në kampin e Juventus, edhe pse nëse shkalla e dëmtimit është e vogël apo e madhe do të kuptohet në orët e ardhshme. Për momentin, e vetmja gjë e qartë është se Ronaldo është i detyruar të ndalet në infermieri. Shpresa është që 5 herë Topi i Artë të mund të rikuperojë për sfidën në Tardini të shtunën e 24 gushtit, ku do të zbresë në fushë vetëm nëse do të jetë në 100%. Me ndeshjen e madhe kundër Napoli javën pasuese, do të ishte vërtetë e guximshme të rrezikojë një lojtar, pa qenë i sigurtë për rikuperimin e tij të plotë.

Të këshilluara

Juventus prezanton uniformën e re

Juventusi e ka publikuar fanellën e tretë për sezonin e ardhshëm, 2019/20, për të cilën kanë thënë se është punuar me “teknologjinë më të re dhe me dizajn më të...

12:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI