Flash

Mes Flamengo e Brescia, Balotelli i ka idetë e qarta...

Lapsi.al 15 August 2019
Mes Flamengo e Brescia, Balotelli i ka idetë e qarta...

Gjysma e gushtit e Mario Balotelit është me të vërtetë e pazakontë. Nga darka me drejtuesit e Flamengos në Principatë dhe deri tek goditja e Mino Raiola me Brescia. Qendërsulmuesi në fund të kontratës është i shtyrë për t’i shpejtuar praktikat me të dërguarit e klubit brazilian, tashmë në pistë prej javësh, por me një manovër të ngathët afrimi. SuperMario ka hezituar prej pak ditësh. Ka mjaftuar të konsultohet me familjen dhe me Mino Raiola për të arritur në përfundime më të sakta. Dhe pikërisht dialogu i mbrëmjes së djeshme në restorantin ekskluziv të hotelit “Avenue Princesse Grace” i ka futur të gjithë në reflektime të reja dhe në vlerësimin e ofertës deri më tani formale të klubit nga Rio. Është e qartë se shpresa për të tërhequr vëmendjen e Roberto Mancini e shtyn SuperMarion të rikthehet në Serinë A, ku alternativa e vetme është Brescia.

BRESCIA NË DASHURI

Zërat që qarkullojnë orët e fundit kanë bërë shpejt xhiro nëpër qytetin italian, që ëndërron ti shkojë ndesh shpëtimin me një kampion të trazuar të futbollit italian. Vetëm një ditë më parë Mario i është përgjigjur me një buzëqeshje të madhe tifozëve që e thërrisnin thuajse jashtë shtëpisë: “Nëse kam firmosur tashmë? Jo ende, ndoshta sot”. Ndërkohë, Brescia, me një njoftim zyrtar, ka lajmëruar një heshtje shtypi për çështjen. Përpara se të mbyllej në një heshtje të thellë, Massimo Cellino pranon për La Gazzetta dello Sport: “Mario më ka shfaqur entuziasmin dhe mbi të gjitha dëshirën për të ardhur tek Brescia. Që do të thotë se më detyron ta vlerësojë seriozisht këtë mundësi. Do ta takoj Raiola me vetëdijen nëse ka shanse për të mbyllur marrëveshjen pa bërë keq, do ta bëj me qejf”.

KONTAKTET

Numri një breshian e ka përgatitur me shumë kujdes këtë tratativë të rëndësishme. E ka njohur Balotelli që në Angli. Në mendje, pronari i Brescia, ka një rrogë të përballueshme me objektivat e klubit: një pagesë bazë prej 1.5 milion në vit, shto dhe një shtesë të fortë për shpëtimin (1 milion) dhe bonuset e lidhura me golat dhe kthimin e menjëhershëm në Kombëtare. Të gjithë përbërësit e një projekti që e bëjnë Super Marion një protagonist të skuadrës së Eugenio Korinit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI