Flash

"Larja e duarve me Valdrinin", Basha: Rama e dinte se kush ishte, që kur inaguruan hotelin

Lapsi.al 14 August 2019
"Larja e duarve me Valdrinin", Basha: Rama e dinte se kush ishte,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama ishte tërësisht në dijeni të dënimit në Itali të kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Sipas Bashës, pavarësisht të kaluarës kriminale, Rama sërish e dërgoi në Shkodër sepse “Pjetrin e donte atje për të garantuar rrugët ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore”.

Lideri i opozitës shtoi se modeli i Pjetrit është ai që ka kultivuar kreu i qeverisë në Partinë Socialiste, “njësoj si në rastin e Vangjush Dakos, Pjerin Ndreut apo Tom Doshit”.

Sot befas kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denje per Shkodren. Propaganda e Ramës po përpiqet ta trajtojë si problem individual. I padenjë për Shkodrën e Shqipërinë eshtë Rama. Ai që po përpiqet tja hedhë Shkodrës e gjithë Shqirërisë është Rama.

Valdrinin e coi në Shkodër Rama, duke e ditur mirë se kush ishte ai dhe vëllai i tij me të cilët bashkarisht inaguruan hotelin e drogës në Tiranë, me qëllim të garantonte grafikun e drogës dhe qënieve njerëzore në rrugët që kalon përmes Shkodrës mbështetur përmes klaneve mafioze.

Për Valdrinin Rama ishte i gatshëm ta conte Shkodren në përplasje civile, Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë.

E dinte mirë kush ishte Vladrini por i duhej në Shkodër sic jua tha mer zë e figurë pak javë më parë si kryetar bashkie e si kryetari politik. Kjo i dështoi dhe e tani po përpiqet me shpejtësi të lajë duart.”- tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI