Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar rezultatin e punimeve të Samitit të Poznan, përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
Berisha shkruan se Shqipëria, pasi nuk përfitoi asnjë projekt investees në dallim nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe përgjegjës për këtë sipas tij, është kryeministri Edi Rama.
“Nga 180 milione euro që u shpërndanë për vendet e rajonit, vendi ynë merr atletet e kuqe të Edvin Kristaq Mafisë dhe përgjërimet e çirakut të Baton Stanishiqit. Miq, Edvin Kristaq Mafia ne samitin e Paznanit shkoi me kepuce normale por u kthye me kepuce te kuqe.” – shkruan lideri historik i Partisë Demokratike.
Ndërsa liston ndëshkimet e Samitit për shkak të kreut të qeverisë, Berisha shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel, i do shqiptarët, por qëndrimi i saj “është një mesazh për qytetarët e këtij vendit se ajo nuk mund të pajtohet me instalimin nga Edvin Mafia të narkoshtetit dhe narkomonizmit në Shqipëri”.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1315283185299252