Flash

"Edi Rama: Kalova lumin...", protestë para Kryeministrisë kundër ndërtimit të hec-eve në lumenjtë e vendit

Lapsi.al 6 July 2019
"Edi Rama: Kalova lumin...", protestë para Kryeministrisë

Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara godinës së Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit.

Në protestën e organizuar nga “Eco Albania”, protestuesit mbanin në duar pankarta ku mbishkruheshin thirrje kundër ndërtimit të hec-eve, që konsiderohet prej tyre si akti gjenocidi.

   

Protestuesit u shprehën se me ndërtimin e këtyre hec-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbin shtëpitë, tokat bujqësore, ujin e pijshëm, furnizimin me ujë për vaditje dhe peizazhin e trashëguar prej brezash.

Ndërkaq, protesta të kësaj natyre janë parashikuar të organizohen në të gjithë Ballkanin deri më datë më 16 korrik.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI