Flash

Samiti i Poznan/ Rama kthehet "duarbosh", fqinjët përfitojnë projekte miliona euroshe

Lapsi.al 6 July 2019
Samiti i Poznan/ Rama kthehet "duarbosh", fqinjët

Samiti i Poznanit që u mbajt në kuadër të Procesit të Berlinit, projekt i nisur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për të ruajtur dhe konsoliduar lidhjet mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ka zhgënjyer pritshmëritë e vendeve të rajonit dhe në veçanti të Shqipërisë.

Krahas shtyrjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit, qeveria shqiptare kthehet duarbosh nga “Poznan”, pasi nuk ka arritur të përfitojë asnjë prej 8 projekteve infrastrukturore të miratura në punimet e Samitit, që përllogaritet të kapin shifrën e 700 milionë eurove. Ndërsa, vendi tjetër kandidat, Maqedonia e Veriut, që u konsiderua si “shembulli i shndritshëm”, në sajë të zgjidhjes së mosmarrëveshjes shumëvjeçare me Greqinë për çështjen e emrit, u shpërblye së bashku me vendin aspirant, Bosnje Hercegovinën , me 3 projekte në fushën e transportit dhe të gazit natyror. Vendi tjetër aspirant, Kosova, do të finalizojë projektin për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia, që është prej kohësh në proces negocimi, do të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni.

Në totalin e 4 vjetëve të fundit, Shqipëria ka arritur të marrë vetëm 214 milionë euro investime nga agjenda europiane për Ballkanin, në fushën e transportit dhe energjisë. Fondet janë dhënë kryesisht për projekte që përkojnë me disa linja interkonjeksioni, për nehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas dhe për kryerjen e disa përmirësimeve në Portin e Durrësit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI