Flash

Rrotacioni në bashkitë opozitare, kryebashkaku i Kamzës: S’largohem nga detyra, do më mbrojnë qytetarët

Lapsi.al 5 July 2019
Rrotacioni në bashkitë opozitare, kryebashkaku i Kamzës:

Kryebashkiakët e djathtë vijojnë të refuzojnë të largohen nga detyra, edhe pse të zgjedhurit e rinj nga radhët e Partisë Socialiste po presin procedurat ligjore për të marrë zyrtarisht “stafetën”. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është shprehur se nuk do të lejojë që Rakip Suli, të ulet në karrigen e tij.

Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti. Nuk mundet që të drejtosh një bashki ku ke marrë vetëm 6% të votave. Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin.”- ka thënë Mziu i pyetur nga “Top Channel”.

Sipas Mziut, tërheqja nga plani për të pamundësuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit pa opozitën, shmangu përplasjen e madhe thotë Mziu. “Jam i sigurt që nëse do të kishte përplasje mund rë kishte edhe qindra të vdekur. Personi më i interesuar në këtë kontekst është vetëm kryeministri. Opozita ka rënë dakord për të mos lejuar rotacionin në Bashkitë e saj, ajo njeh vetëm 13 tetorin e Presidentit, deri në atë ditë janë të bindur se Rama do të ikë.”- u shpreh Mziu.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI