Flash

Milan bën Pazar tek Empoli: pas Krunic firmos edhe Bennacer...

Lapsi.al 5 July 2019
Milan bën Pazar tek Empoli: pas Krunic firmos edhe Bennacer...

Milan, pas Kruniç dhe Hernandez, ka bërë blerjen e tretë në merkato. Dje, pas një takimi me drejtorin sportiv të Empolit, Pietro Acardi, kuqezinjtë kanë mbyllyr për Ismael Bennacer për rreth 16 milion plus dy bonus. Një blerje që plotëson kërkesat e trajnerit Marco Giampaolo, i aftë për të punuar me një farë tipologjie lojtarësh.

Bennacer do të përdoret nga trajneri abrucez përpara mbrojtjes, në rolin e regjistit, ose mesfushorit-shkatërruese, dhe është mesfushori i dytë i blerë nga dyshja Boban-Maldini pas Krunic, i ardhur edhe ai nga Empoli. Për lojtarin një kontratë 5 vjecare me rreth 1.3 milion në sezon, një ofertë shumë më e madhe se ajo e Fiorentinës, e cila ishte në gjurmët e lojtarit prej kohësh. Milan kështu në ditët e ardhshme do të dedikohet për daljet, mbi të gjitha në krahun e majtë atje ku ka në skuadër katër mbrojtësa të majtë, apo dhe në sulm ku një mes Cutrone dhe Andre Silva do të iki menjëherë.

Skuadra pas pak ditësh do të mblidhet në Milanello, më saktë më 9 korrik, ndërsa trajneri do të prezantohet të hënën në ora 17:00 në klub. Në këtë mënyrë po lind Milani i ri, i përbërë nga të rinj interesantë, ndonjë bast për tu fituar, por të gjithë elementë funksionalë për lojën që kërkon trajneri Giampaolo. Një emër mbi të cilin kuqezinjtë insistojnë është Denis Praet, që mund të luajë si një gjysëm-sulmues, sikurse konfirmoi vetë presidentin Masimo Ferrero dje në mbrëmje në Sportitalia. “Praet është i jashtëzakonshëm. Korsi preferenciale? Nëse jam i saktë do të shkojë tek Milani. Giampaolo ishte i dashuruar me Praet, më thoshte të mos e shisja një vit më parë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI