Flash

"Higuain do jetë Batistuta ynë": Petrachi prezantohet kështu tek Roma

Lapsi.al 4 July 2019
"Higuain do jetë Batistuta ynë": Petrachi prezantohet

Pas një tratative të gjatë me Torinon, Gianluca Petrachi është bërë drejtori i ri sportiv i Romës. Në ditën e prezantimit në Trigoria, drejtuesi verdhekuq ka folur për temat e nxehta të merkatos dhe asaj më intriguese që përfshin Gonzalo Higuain. "Para së gjithash është nder të jesh tek Roma. Duhet të jemi realistë, jemi në vitin zero me një skuadër që duhet të tregojë vlerat e kualitetet morale. Do të zgjedh më parë njerëzit, pastaj lojtarët. Do të impenjohem - ka siguruar Petrachi - të sjell disiplinë e ndjesi përkatësie që është gjëja më e rëndësishme".

Për mundësinë e ardhjes së Higuain në Olimpico drejtori i ri sportiv i verdhekuqve është i qartë, madje bën krahasimin që tifozët e Romës do të donin të dëgjonin: "Kush diskuton Higuain është i cmendur. Mund ti bënte shumë punë Romës nëse Dzeko ikën. Nëse do të hapet tratativa me Juventus është i nevojshëm edhe motivimi i lojtarit. Për të rigjetur Higuain nuk ka vend më të mirë se Roma e mund të jetë një Batistuta i ri".

Tratativa ecën përpara. E kushtet e vendosura nga bardhezinjtë janë të tilla: torinezët do të rinovojnë kontratën për dy vite me Pipita, duke e mbajtur deri në 2023 e i kërkojnë Romës një huazim dy vjecar për 20 milionë, me të drejtën e blerjes së detyrueshme prej 10 milionë euro. Në këtë mënyrë bardhezinjtë do të evitonin minusvalencën pavarësisht 90 milionëve të paguar Napolit tre vjet më parë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI