Flash

Marca është e sigurtë, De Ligt tek Juventus komplikohet: "Barcelona në pritje"

Lapsi.al 4 July 2019
Marca është e sigurtë, De Ligt tek Juventus komplikohet:

Ditët vendimtare për Mathijs De Ligt rrezikojnë të transformohen në një telenovelë, sepse kur pritej vetëm zyrtarizimi i hollandezit tek Juventus, nga Spanja vjen lajmi për rikthimin e fortë të Barcelonës. Nga Marca, e përditshmja e rëndësishme sportive e Madrid, vjen lajmi që ka frikësuar jo pak bardhezinjtë: "Blerja e Matthijs de Ligt komplikohet për Juventus e Barcellona mbetet në pritje".

Problemi, sipas asaj që shkruan Marca, është se Ajax e ka refuzuar ofertën e bardhezinjve prej 65 milionë plùs 10 bonus, më e ulët se ajo e Barcelonës që u quajt gjithashtu e pamjaftueshme. Paratici, sic dihet tashmë, ka besim në vullnetin e lojtarit, duke patur një mirëkuptim me agjentin e tij Mino Raiola, por hollandezët kanë synim të marrin maksimumin nga shitja e kapitenit të tyre.

Barcellona (që punon paralelisht edhe për tratativën për Neymar, si dhe klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Antoine Griezmann) ka ofruar gjithashtu 75 milionë, por në ndryshim nga italianët, nuk ka një akord me mbrojtësin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI