Flash

Futbolli humbet një virtuoz të lojës: Arjen Robben thotë mjaft...

Lapsi.al 4 July 2019
Futbolli humbet një virtuoz të lojës: Arjen Robben thotë
Arjen Robben ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli i luajtur. Talenti hollandez, zgjidhi kontratën me Bayern Munchen pas sezonit të fundit, e vendosi të varë këpucët në gozhdë në moshën 35 vjecare pavarësisht ofertave që erdhën për të nga e gjithë bota. "Mora kohë për të konsoliduar vendimin për të ardhmen time - deklaroi hollandezi -. Vendosa ti jap fund karrierës sime si futbollist profesionist". "Vendimi më i vështirë i karrierës" komentoi më pas Robben, i përshëndetur zyrtarisht edhe nga Federata hollandeze përmes një postimi si vlerësim për karrierën. Në 19 vjet karrierë Robben ka fituar në Hollandë, Spanjë, Angli e Gjermani edhe pse i është dashur të kalojë përmes shumë dëmtimesh. I larguar shumë i ri nga Groningen, Robben u evidentua me fanellën e PSV Eindhoven, aq sa fitoi thirrjen e Chelsea në fillim e më pas Real Madrid. Por ishte me Bayern Munchen që hollandezi kaloi pjesën më të madhe të karrierës, duke veshur fanellën e klubit bavarez në 2009 e duke e hequr 10 vjet më pas. Oferta nga Kina e MLS i erdhën përsëri, ashtu si thirrja romantike e Groningen për të mbyllur ciklin. PALMARES - 1 Kampionat hollandeze - 1 Superkupë hollandeze - 2 Premier League - 2 FA Cup Angli - 1 Community Shield - 1 Kupa e Anglisë - 1 Liga Spanjë - 1 Superkupa Spanjë - 8 Bundesliga - 5 Kupa Gjermani - 5 Superkupa Gjermani - 1 Champions League - 1 Superkupa Europiane - 1 Botëror për Klube

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI