Flash

Orë vendimtare për Pogba: lojtari mund të kërkojë largimin

Lapsi.al 4 July 2019
Orë vendimtare për Pogba: lojtari mund të kërkojë

Orët e fundit të pushimeve për Paul Pogba – nënvizon Tuttosport – teksa pritet në Manchester nesër, kur do të ulet dhe të bisedojë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer për rinovimin, apo për ti shprehur vullnetin për tu larguar. “Djajtë e kuq” nuk i ulin kërkesat mbi kampionin e tyre, edhe pse ndoshta mund të rishohin çmimin prej 150 milion euro të kërkuara. Në sfond mbetet interesi aktiv i Real Madrid dhe ai asfiksues, por shumë skeptik, i Juventusit.

BALE E DYBALA – Diferenca është thelbësore: ndërsa spanjollët nuk kanë alternativë të fortë (Bale nuk i intereson United), Juventus ka për të luajtur kartën Dybala, por destinacioni, pas zbritjes së klubit në Europa Ligë, nuk përbën interes shumë të madh për argjentinasin (aq më tepër që numri 10 ka mbi vete edhe vlerësimin e Bayern).

RREZIKU I PARAMETRAVE ZERO – Nëse në një anë zgjidhja më e mundshme është që Pogba, pavarësisht kapriçiove, në fund të qëndrojë, nga ana tjetër United e di, që në këtë mënyrë, rrezikon të humbasë lojtarin pas dy vjetësh (është në përfundim më 2021) në parametra zero. Lëvizja e pritur e Ed Woodward: zëvendëspresidenti ekzekutiv e di që nëse nuk ulet çmimin “tregimi i muskujve” të tij mund të rezultojë fitues shumë shpejt, por shkatërrues në një periudhë pak më afatagjatë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI