Flash

Kapiten mbetet Chiellini dhe Buffon ka zgjedhur një numër special: "Ftesa e një Zonje nuk refuzohet"

Lapsi.al 4 July 2019
Kapiten mbetet Chiellini dhe Buffon ka zgjedhur një numër special:

Gianluigi Buffon është kthyer në shtëpinë e tij. Pas vizitave mjekësore të zakonshme në J Medical e firmës mbi kontratën e re, portieri bardhezi ka treguar prapaskenat e detajeve të një tratative të zgjedhur me zemër: "Szczesny dëshironte të më kthente numrin 1 e Chiellini shiritin e kapitenit, por unë nuk jam këtu për ti marrë askujt asgjë, por për të dhënë. Kam menduar të mbaj fanellën me numër 77. Këtu ka disa hierarki: portieri titullar është me meritë Szczesny, unë duhet të gjendem gati kur të më kërkohet".

Buffon ka folur edhe zgjedhjen e bërë, duke u kthyer në shtëpinë e tij, por me grdë më të ulët: "Jam në shtëpinë time, sepse ftesa e një Zonje nuk refuzohet". Ndërsa në lidhje me mallkimin që e përndjek prej një jete, 41 vjecari shprehet: "Champions? Nuk fillohet duke menduar të fitosh Champions League, finalja është në maj e midis janë 10 muaj që janë më të rëndësishëm".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI