Flash

Raiola keqpërdori Juventus: Pogba tek Real për 80 milionë, plus Bale e Kroos"

Lapsi.al 5 July 2019
Raiola keqpërdori Juventus: Pogba tek Real për 80 milionë, plus

Prej javësh tashmë emri i Paul Pogba ka ndezur merkaton e Manchester United, Juventus e Real Madrid, por sipas asaj që shkruajnë në Spanjë cështja është mbyllur tashmë dhe mesfushori kampion bote sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e merengues. Lajmin e fortë e ka dhënë Eduardo Inda, ish-drejtori i Marca, që gjatë ndërhyrjes në emisionin 'El Chiringuito' ka pranuar se brenda javës së ardhshme operacione do të jetë zyrtar: "Interesimi i Juventus është një truk i Raiola për të rritur cmimin" ka deklaruar.

Për sa i përket cmimit, Inda ka bërë publike edhe shifrat e operacionit, që sipas tij do të sjellë në Manchester një pagesë të fortë dhe dy lojtarë të nivelitë të lartë: Toni Kroos e Gareth Bale plùs 80 milionë euro: "Besoj që javën e ardhshëm Pogba do të jetë një lojtar i Real Madrid - ka thënë ai – Tratativas është në fazë shumë të avancuar".

Duke pritur rikthimin e Neymar në Barcelonë, nëse detajet e operacionit do të konfirmohen do të bëhet fjalë për transferimin më të rëndësishëm dhe të kushtueshëm të verës, që në anët e Madtrid është vërtetë një verë galaktike. Blancos kanë zyrtarizuar pesë goditje (Rodrygo, Militao, Jovic, Hazard e Mendy) për shumën e 303 milionë euro e tani përgatiten për goditjen e madhe në mesfushë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI