Flash

“Askush në botë nuk e di sa shumë të dua”: E dashura e futbollistes shqiptare të mbytur, drithëron në social

Lapsi.al 5 July 2019
“Askush në botë nuk e di sa shumë të dua”: E
Florijana Ismaili, futbollistja e mbytur në liqenin e Komos, tronditi gjithë botën e sportit me vdekjen e saj tragjike, por tani është dedikimi i të dashurës së saj futbolliste, Melanie Myler, që është bërë viral në rrjetet sociale, duke emocionuar këdo me dashurinë e shprehur, përmes një postimi në Instagram. 24-vjeçarja u mbyt në liqenin e Komos, ku ishte duke kaluar pushime. Florijana ishte hedhur në liqen, nga një varkë që e kishte marrë me qera bashkë me mikeshën e saj, por nuk doli më në sipërfaqe. Kërkimet e forcave të ndihmës së shpejtë dhe polumbarëve kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të shqiptares. Kapitenia e Young Boys, bashkë me shoqen e saj 22 vjecare po kalonin pushimet në Lario. “Nuk mund të gjej fjalë që të përshkruajnë atë që unë ndjej dhe nuk mund të përshkruaj si ndihem pa ty, pa më të mirën time, pa gjysmën time, pa dashurinë time, pa gjithçka timen. Jo, jo, jo askush në këtë botë nuk mund të përshkruajë se sa shumë të dua. Më mungon shumë dhe më dhemb shumë zemra. Luvi. Faleminderit për çdo moment që kam jetuar me ty. Nuk do të të harroj kurrë. Të dua”…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI