Flash

Milionat çojnë Rafael Benitez në Kinë: 12 milionë në sezon për firmën me Dalian Yifang

Lapsi.al 2 July 2019
Milionat çojnë Rafael Benitez në Kinë: 12 milionë

Pasi u largua nga Neëcastle në ditët e kaluara, Rafael Benitez ka zgjedhur Kinën për të vazhduar karrierën e ka firmosur një kontratë faraonike me Dalian Yifang, skuadër në të cilën rigjen Marek Hamsik. Zyrtarizimin e akordit e ka bërë vetë klubi kinez, ku ka dhe një kampion tjetër si belgu Carrasco, ndërsa tekniku spanjoll e ka bërë public lajmin me një postim në faqen e tij në Twitter.

Pasi ka xhiruar në gjysmën e Europës (ka fituar dy herë La Liga me Valencia, një FA Cup, një Community Shield e një Champions League me Liverpool, dy Superkupa italiane, një Kupë Italie e një Botëror për klube me Inter e Napoli e dy Europa League me Valencia e Chelsea), tekniku ka preferuar tashmë Kinën, i joshur nga super oferta e klubit: 12 milionë euro në sezon.

Tek Dalian, Benitez do të ketë sërisht në dispozicion Marek Hamsik, pas dy vjecarit 2013-2015 në Napoli, kur i ndryshoi rolin sllovakut, duke e vendosur pas sulmuesit në 4-2-3-1 e ti, që u kurorëzua me triumfin në Kupën e Italisë e Superkupës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI