Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Meta: Nuk është momenti për prova force, jam i gatshëm të kontribuoj për dialogun mes palëve

Lapsi.al 20 June 2019
Meta: Nuk është momenti për prova force, jam i gatshëm

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot anullimin e zgjedhjeve prej tij 10 ditë më parë duke patur qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog. Meta ka shtuar se nuk është momenti për prova force, por për përgjegjshmëri të lartë kombëtare. Ai u shpreh i gatshëm për të kontribuar në dialogun mes palëve.

"U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë", u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI