Flash

Oferta e cmendur nga Kina për Müller: një kafè në sekondë, ora e Cristiano Ronaldo e madje edhe …Meret!

Lapsi.al 19 June 2019
Oferta e cmendur nga Kina për Müller: një kafè në

Bayern Munchen është i tentuar dhe Thomas Müller gjithashtu. Emri i klubit të interesuar për 30 vjecarin nuk dihet, por është mësuar vendi nga ka ardhur oferta: Kina. Sipas asaj që është bërë e ditur nga Bild, klubi ka vendosur në tavolinë dicka si 25 milionë euro në sezon për futbollistin. Jo se tani gjermani fiton pak por… cfarë mund të blinte ai me këtë shumë parash?

Nëse matematika nuk është një opinion, duke pranuar ofertën, Müller do të përfundonte duke fituar 96 cent në… sekondë. Sigurisht, mjekët këshillojnë të mos e teprosh me disa pije, por për të bërë llogarinë njerëzore, mund të thuhet se Muller mund ti lejojë vetes …një kafe në sekondë e të lërë edhe bakshish për kamarierin.

Në orë, duhet pak më tepër punë, por një motor ndoshta do ti bënte punë. Mbi të gjitha me 3.500€ të fituara në 60 minuta, lojtari mund ti lejojë vetes edhe ta mbushë plot serbatorin.

Në Kinë ndoshta shumë shpesh bie shi dhe motori mund të mos jetë i përshtatshëm. Atëherë, Thomas Müller mund të vendosë të kursejë … për një ditë dhe të blejë një jashtë serie, ndoshta në ndonjë shtëpi automobilistike bashkëkombase. Me 82.000 euro të fituara në një ditë, do të kishte vetëm vështirësinë e zgjedhjes, por edhe mundësinë për ti ndërruar cdo 24 orë!

Për pronat e paluajtshme investimi kërkon kohë, në rastin e Muller, një javë. Pikërisht kështu. Edhe pa e njohur në perfeksion tregun imobiliar në Kinë, mund të mendohet që me 851.000 euro, një shtëpi të bukur në Lindje mund ta gjesh…

Imagjino me të ardhurat e një muaji. Sulmuesi i Bayern mund ti lejojë vetes cdo gjë. Madje edhe ti heqë fiksim vetes për të mbajtur të njëjtën orë diamantesh si CR7, ajo me vlerë 2 milionë euro, të vendosur para ndeshjes me Manchester United.

Në vit, me ofertën 25 milionë euro të ardhur nga Kina, me kursimet e 365 ditëve, sipas vlerës së Transfermarkt, lojtari mund të blejë një tjetër lojtar, nëse i pëlqen Alex Meret. Gjermanit mund ti leverdisë një portier, për tu stërvitur individualisht…

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI