Flash

Juventus bind mama Veronique me 19 milionë euro: "Rabiot vishet bardhezi"

Lapsi.al 18 June 2019
Juventus bind mama Veronique me 19 milionë euro: "Rabiot vishet

Një mesfushë me parametër zero: strategjia e Juventus është efikase dhe pas Emre Can, një sezon më parë e Aaron Ramsey është radha e një tjetër kampioni të kompletojë repartin bardhezi. Adrien Rabiot është një lojtar i Juventus, sipas lajmeve që vijnë nga Spanja e specifikisht nga emisioni "El Chiringuito" gjithnjë të saktë në përcaktimet e tyre. Francezi ka arritur një akord për një kontratë di 5 vjecare (deri në 2024) me një pagesë prej 7 milionë euro në sezon.

Si pjesë e kontratës do të njihet edhe një "cmim për firmën" prej 10 milionë euro, që në realitet përfaqësojnë komisionin për prokuratorin. Në këtë rast bëhet fjalë për komisione shumë të vecantë duke qenë se prokuratori i djaloshit është e ëma Veronique.

Rabiot (24 vjec) në janar ishte një hap larg Barcellona, por nuk u gjet akordi me Paris Saint Germain për ta liruar para kohe. Klubi francez e kishte vënë Rabiot praktikisht jashtë organikës, duke e konsideruar jo pjesë të projektit teknik.

Barcellona hoqi dorë nga francezi duke besuar tek De Jong, duke i dhënë mundësinë bardhezinjve të parakalojnë. Në pritje të konfirmimit zyrtar, kjo goditje mund të ndryshojë plotësisht strategjitë e Juventus, që me kursimin e bërë duke qenë se Rabiot vjen me parametër zero, mund të nisë sulmin final për mbrojtësin hollandez De Ligt të Ajax, ëndërra e bardhezinjve prej disa muajsh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI