Flash

Platini në gjendje të ndaluar nga policia, për dorëzimin e Botërorit 2022

Lapsi.al 18 June 2019
Platini në gjendje të ndaluar nga policia, për dorëzimin e

Michel Platini, ish-presidenti i Uefa, është marrë në kujdesin e policisë franceze në Nanterre (Paris) në lidhje me hetimin që po zhvillohet mbi dorëzimin e Botërorit 2022 për Katarin. Sipas asaj që bën të ditur Mediapart, Platini është transportuar në zyrën e antikorrupsionit nga policia. Dhënia e Kupës së Botës për organizim Katarit, është bërë në 2010, në periudhën (2007-2015) në të cilën ish-kampioni i Juventus ishte në krye të Uefa.

Vendimi final ishte marrë nga Joseph Blatter, atëherë president i Fifa, e u pasua nga një seri denoncimesh, hetimesh e arrestimesh që tronditën futbollin botëror deri në ndryshimin e krerëve të institucioneve më të rëndësishëm të fubollit, me zgjedhjen e Gianni Infantino. Edhe Platini ishte përfshirë indirekt nga skandali me akuzën se kishte marrë nga Baltter pagesa të paligjshme për konsulenca gjatë periudhës 1999-2002, që kapnin shifrën e 2 milion franga svicerane: për këtë francezi mori një skualifikim prej 8 vjetësh, që më pas u bë 4 (përfundon në tetor), e u detyrua të largohej në 2015 nga Uefa, i zëvendësuar nga Ceferin.

Hetimi që lidhet me Botërorin 2022 nisi në 2016 nga Prokuroria franceze me akuzën e "korrupsionit aktiv e pasiv të personave që nuk kryejnë funksion publik". Në qendër të hetimeve një drekë e bërë 19 ditë para dorëzimit të turneut për Katar, ku morën pjesë atëherë presidenti francez Sarkozy, Platini, emiri aktual i Katar Tamim bin Hamad al-Thani e sheiku Hamad bin Jassem, në atë kohë kryeministri dhe ministri i jashtëm i Emirateve. Në drekë mund të ketë marrë pjesë edhe Sophie Dion, këshilltare e Sarkozy për sportin.

Platini ishte dëgjuar si dëshmitare në dhjetor 2017 e kishte treguar se në 2010 kishte votuar për Katar. "E dija që do të votoja për Katar që përpara drekës, isha aty për tia referuar Sarkozy – ishin fjalët e Platini për Le Monde -. Më pas morë në telefon Blatter për ti treguar për takimin".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI