Flash

Van der Meyde i premton Inter: "Do sjell në Milano Lukaku"

Lapsi.al 17 June 2019
Van der Meyde i premton Inter: "Do sjell në Milano Lukaku"

Romelo Lukaku është emri që i bën të ëndërrojnë tifozët e Inter, me shpresën e një rikthimi protagonistë në kampionat, por edhe Europë. Sulmuesi i Manchester United është objektivi kryesor i zikaltërve i kërkuar me ngulm nga Antonio Conte, por duket se kanë gjetur një aleat të pashpresuar për të bindur belgun të mbërrijë në Milano.

Shtatlarti ka qenë shok udhëtimi surprizisht me Andy Van der Meyde: ish-sulmuesi i Inter e ka shoqëruar me makinë Lukaku i ftuar në një program tv për emitentin hollandez VTBL, duke postuar edhe një foto në Instagram. Një tifoz zikaltër i ka kërkuar menjëherë Van der Meyde ta sjellë në Milano qendrën e Manchester United dhe hollandezi i ka shkuar pas lojës duke u përgjigjur "të shpresojmë", duke bërë kështu të ëndërrojnë tifozët interistë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI