Flash

Kupa e Amerikës/ Katar ndalon Paraguay: 2-2 me rikuperim e pika e parë historike

Lapsi.al 16 June 2019
Kupa e Amerikës/ Katar ndalon Paraguay: 2-2 me rikuperim e pika e parë

Pika e parë historike për Katar në debutimin absolut në Kupën e Amerikës: aziatikët barazuan 2-2 me rikuperim kundër Paraguay, që ishte dukshëm favoriti për suksesin në sfidën e Maracana. Një rezultat që i shkon për shtat Argjentinës në Grupin B, pas debutimit me humbje në turneun që po luhet në Brazil.

Amerikanojugorët e morën menjëherë në kontroll ndeshjen me penalltinë e realizuar nga Oscar Cardozo në minutën e 4’. U duke shumë e thjeshtë për Paraguajin, pavarësisht se Katar mori inisiativën dhe vuri disa herë në vështirësi kundërshtarin. Eksperienca e paraguajanëve vendosi në fillimin e pjesës së dytë, me golin e bukur të Gonzalez, që shënoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por gjërat ndryshuan shpejt.

Paraguaj reshti së luajturi, duke i dhënë Katar mundësinë të tregojë kualitetin dhe dëshirën për të bërë mirë në Kupën e Amerikës, ku merr pjesë me ftesë. Al-Moez ngushtoi diferencën, i ndihmuar edhe nga devijimi i Ortiz, ndërsa në të 77’ barazimi katariot është fiksuar nga autogoli i Rojas. Në Grupin B kryeson Kolumbia me tre pikë, por është një shans i mirë për Argjentinën e vendit të fundit, që ndeshjen e ardhshme e ka pikërisht m Paraguaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI