Flash

Tension Wanda-Conte: vjen kërcënimi për zgjidhjen e kontratës së Icardi

Lapsi.al 16 June 2019
Tension Wanda-Conte: vjen kërcënimi për zgjidhjen e

Një muaj nga fundi i kampionatit e me grumbullimin në Lugano në horizont, situata Icardi-Inter nuk ka ende një rrugë dalje. Shoqëria zikaltër e ka vendosur sulmuesin në shitje, por dëshira e Icardi - theksuar disa herë - është të qendrojë në Milano. Një rrugë e papërshkueshme për Inter, me kontratën e argjentinasit në skadencë në 2021, që ka sjellë në një situatë pritje të tensionuar.

Pozicionimet janë diametralisht të kundërt e në këto javë nuk janë bërë hapa përpara për të zgjidhur situatën. Nga njëra anë shoqëria me Marotta e Conte, me teknikun që është shprehur vetë për ti bërë të ditur bashkëshortes-agjente Wanda Nara se Icardi nuk hyn në planet e Interit të tij; nga ana tjetër argjentinasja që ka nënvizuar se dëshira e Mauro është të jetë protagonist në sezonin e ri, duke ngritur tonet e debatit - sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane - madje me hipotezën për një zgjidhje të kontratës në rast të nxjerrjes jashtë projektit nga trajneri i ri. Plan që sidoqoftë nuk ka shumë shanse, duke parë se sulmuesi ishte dhe është pasuri e klubit dhe nuk ekzistojnë kushtet për të mbërritur në këtë lloj zgjidhje.

Një provokim që Wanda Nara ka bërë në një telefonatë me Antonio Conte ku palët kanë shprehur pozicionet e tyre. Pa lëvizur asnjë milimetër në një fazë pritje që administratori i deleguar Marotta e ka shmangur në rastin e prezantimit të grumbullimit veror në Lugano. E megjithatë është një moment që bllokon strategjinë e merkatos zikaltër, me Dzeko e Lukaku në pritje, që janë edhe momentet e para të tensionit për tu përballuar nga Conte.

Strategjia e Inter shkon tani në tjetër drejtim: Marotta kërkon të bëjë goditje të rëndësishme të merkatos (Lukaku, Dzeko, Barella, Lazaro) duke i financuar përmes shitjes së të rinjve dhe lojtarëve që nuk konsiderohen fondamentalë për projektin. Në një moment të dytë Icardi do të vihet përballë faktit të kryer për të provuar këmbimin me Dybala, që duket është një operacion që mund të bëhet.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI