Flash

Trukimi i ndeshjeve në Spanjë, Immobile: "Shpëlani gojën para se të flisni për njeriun që jam"

Lapsi.al 16 June 2019
Trukimi i ndeshjeve në Spanjë, Immobile: "Shpëlani

Ciro Immobile ka zgjedhur faqen e tij në Instagram për tiu përgjigjur akuzave kundër tij të publikuara një ditë më parë. Emri i sulmuesit të Lazio, sipas mediave iberike, është shfaqur në hetimin për trukimin e ndeshjeve në Spanjë (më specifikisht i janë referuar Immobile gjatë një bisede të përgjuar).

Avokati i sulmuesit bardhekaltër kishte ndërhyrë menjëherë për të mohuar me forcë përfshirjen e klientit të tij, që tani vendosi të flasë vetë.

"Ka momente në jetë që duhen përballuar e jo duruar, ka momente në të cilat duhet të reagosh e jo të flesh, ka momente që duhet të bërtasësh kush je e të mos i lësh të tjerët ta bëjnë për ty", shkruan Immobile, aktualisht me pushime, në story në Instagram, duke dhënë edhe goditjen e menduar: "Më kritikoni kur të doni e si të doni si futbollist, por shpëlani gojën përpara se të flisni për njeriun që jam".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI