Flash

Under 20/ Ukraina kampione e botës: Supriaha përmbys 3-1 Korenë e Jugut

Lapsi.al 15 June 2019
Under 20/ Ukraina kampione e botës: Supriaha përmbys 3-1 Korenë e

Ukraina shpallet kampione e botës Under 20 falë suksesit ndaj Koresë së Jugut, që humbet 3-1 pavarësisht avantazhit fillestar pas vetëm 5 minutash lojë. Një penallti e akorduar me Var i lejoi Lee Kangin të zhbllokonte ndeshjen. Pastaj e gjitha skena është për Supriaha, që përmbysi fatet e ndeshjes me dy gola të mrekullueshëm në të 34' e 53', përpara se Tsitaishvili të vulsorë rezultatin një minutën nga përfundimi.

Ukraina është kështu, për herë të parë në histori, kampione e botës Under 20 duke shkruar emrin me gërma të arta në një kompeticion ku merr trashëgiminë e BRSS, fituese e edicionit të parë absolut në 1977. Një sukses i merituar, me dëshmi të një futbolli të madh e një rezistencë të madhe në finalen kundër një formacioni korean që luftoi deri në fund për barazimin, por që në fund merr një humbje zhgënjyese 3-1 pak sekonda nga minuta e 90'.

Supriaha konfirmohet një bomber i vërtetë, duke e vendosur emrin e tij në qendër të vëmendjes në merkaton e verës, ku absolutisht nuk do të mungojnë të interesuarit për sulmuesin ukrainas. Goli i 2-1, sprint e finalizim shembullor përballë portierit Lee Gwang-Yeon janë tregues të një potenciali që të gjithë klubet do ta admironin. Në fakt, 11-shja e Ukrainës përfaqëson një grup talentesh, duke filluar nga portieri Lunin, heroik në reflekset e tij kundër Koresë, e sidomos në goditjen me kokë të Lee Jae-Ik, që arriti ta devijojë në traversë. Një tjetër emër për tu përmendur është ai i Tsitaishvili, jo vetëm për golin e shënuar në të 89' por për një shpejtësi impresive, që vinte gjithnjë në vështirësi prapavijat kundërshtare. E falë këtyre lojtarëve, Ukraina ulet në majën e botës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI