Flash

MotoGP/ Të gjithë kundër Lorenzo, mbi të gjithë Vinales: "Gabim pa kuptim, duhet penalizuar"

Lapsi.al 16 June 2019
MotoGP/ Të gjithë kundër Lorenzo, mbi të gjithë

Në Katalonjë gara u vendos jo nga Marc Marquez, por nga një gabim i Jorge Lorenzo, që nxorri jashtë të gjithë pretendentët që në xhiron e dytë. Kundër pilotit të Honda janë shprehur me tonë të forta Vinales e Yamaha, ndërsa Valentino Rossi ka qenë më mirëkuptues.

Doktori nuk e fsheh zhgënjimin për garën e mbyllur kaq shpejt, por nuk bën polemika: "Duhet të them që Jorge kërkoi ndjesë menjëherë, këto gjëra mund të ndodhin". Nuk është kaq i butë shoku i skuadrës Vinales: "E ndjeva që dikush po vinte shumë shpejt, provova të hapem por smund të bëja asgjë. Ishte xhiro e parë, nuk fitohet gara atëherë. Shkatërroi garën time të Vale e Dovi, që lufton edhe për titull. Ajo që bëri nuk ka kuptim. Shpresoj që drejtuesit të bëjnë dicka, sipas meje duhet penalizuar".

Një linjë që në fakt mbahet edhe nga team manager i Yamaha, Maio Meregalli, që nuk i ka kursyer kritikat për Lorenzo: "Një fillestar mund të bëjë një gabim të tillë, jo një pesë herë kampion bote, si e kujton ai vetë shpesh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI