Flash

Argjentina "rrihet" edhe në Atdhe: “Fantazma, të lëshuar, deprimues, të trishtë”

Lapsi.al 16 June 2019
Argjentina "rrihet" edhe në Atdhe: “Fantazma, të

Pas dy "shuplakave" të marra në fushë, mbi Argjentinën e Messi e të tjerëve vërshojnë kritikat e pafundme. Disfata me Kolumbinë në ndeshjen debutuese ka shpërthyer polemikat, duke helmuar menjëherë klimën e një Albiceleste, të kërcënuar nga fantazmat e përhershme. Vlerësime të turpshme për lojtarët, duke nisur nga 4 apo edhe 3 për Di Maria, me analistët të pamëshirshëm me gabimet e teknikut Scaloni, shënjestra kryesore e kritikave. “E pamundur të bëjë më keq, gjithnjë e njëjta histori”, proteston Olé me atë përzierjen e inatit dhe dorëzimit, që është edhe klima e përgjithshme që mbizotëron në Argjentinë. E në këtë pikë, pak shërbejnë fjalët inkurajuese të Lionel Messi pas ndeshjes: “Nuk duhet të dorëzohemi, por të marrim gjërat pozitive, si pjesa e dytë deri në golin e tyre të parë”.

Por në Argjentina durimi ka humbur dhe kjo duket në titujt dhe analizat e medias. Për Olé, “Seleccion ishte fantazma e përhershme. U mjaftua me 15 minuta, pastaj nuk kishtë më tepër zhgënjim”. Akoma më i ashpër Infobae, që akuzon Albiceleste se i “mungon totalisht personaliteti, karakteri, shpirti e kualiteti: një skuadër që gjeneron trishtim”, por - sipas TN Noticias - edhe “e lëshuar dhe deprimuese”. Problemet për tu zgjidhur? Gjithnjë të njëjtët: mungesë lidershipi, identiteti e një ideje të qartë loje, “pa llogaritur misterin e zakonshëm: përsé - pyesin Clarin e Infobae - kampionë që bëjnë diferencën në klubet e tyre, si Aguero e Messi, kur veshin fanellën Albiceleste bëjnë vetëm figurantin?”.

Scaloni u mundua të shohë gotën gjysëm plot, duke fajësuar kushtet e fushës, e golin e pësuar me kundërsulm në momentin më të mirë të Argjentinës, por fjalët e tij nuk janë kaluar lehtë nga kritikët, që flasin për një mundësi të fundit kundër Paraguay. “Problemi - nënvizion La Nacion - është të kuptojmë si mund të dalim nga kjo situatë negative". Problem që sipas TyC Sports, ka vetëm një zgjidhje “përsëri duhet të shpresojmë që Messi të bëjë cdo gjë vetë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI