Flash

Sampdoria pret Di Francesco dhe ëndërron Berardin

Lapsi.al 17 June 2019
Sampdoria pret Di Francesco dhe ëndërron Berardin

Eusebio Di Francesco është në gjueti për Sampdorian e tij të re dhe ka një objektiv mbi të tjerët: Domenico Berardi. Është çështje orësh për të parë Di Francesco në pankinën e Sampdorias, sepse pritet vetëm zgjidhja me Romën dhe në të njëjtën kohë vendosja e firmës mbi kontratë që do ta lidhë me Sampdorian deri më 2022. Kjo është pritja, për Sampdoria që të mund të nisë nga planifikimet e grumbullimeve verore në Ponte di Legno e deri tek operacionet e merkatos.

Me sistemin e ri të lojës, 4-3-3, drejtuesit dorianë do të duhet të kërkojnë të plotësojnë kërkesat e trajnerit të ri duke u impenjuar në pjesën e tyre të buxhetit për të blerë ato mesfushorë-sulmues që me Marco Giampaolo do të kishin qenë të panevojshëm. Tashmë të pranishëm në skuadër dhe me eksperiencën në atë rol figurojnë Gianluca Caprari dhe Manolo Gabbiadini, por Sampdoria duhet që në mënyrë të nevojshme të rrisë alternativat për teknikun.

Gregorie Deffrel, pavarësisht se klubi kishte vendosur të mos e blinte nga Roma për shkak të çmimit – rreth 13 milion euro – merr përparësi në kohën kur francezi kishte punuar me Di Francesco tek Sassuolo dy vjet më parë, ndërsa ka qenë ndër kërkesat e para të trajnerit, kur ishte në Romë. Për t’u përjashtuar hipoteza Luis Muriel, i dëmtuar të shtunën në Kupën e Amerikës me Kolumbinë e tij, por ai që ngacmon fantazinë është Domenico Berardi. Mesfushori i Sassuolo, në fakt, është një nga më të kërkuarit e trajnerit abrucez.

Vetë lojtari me shumë dëshirë do të përqafonte trajnerin që i ka sjellë fat, por pengesa më e madhe për klubin e Sampdorias është natyrisht kostoja e kartonit. Pas një viti jo të shkëlqyer, Sassuolo vështirë se do të mund të kërkojë më shumë se 25-30 milion euro për Berardin: një shifër impenjative – për rekord për Sampdorian – por që mund të ulet falë përfshirjes së Gianluca Caprarit në operacion...

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI