Flash

Roma i përgjigjet Totti-t: "Perceptim i tij, një fantazi"

Lapsi.al 17 June 2019
Roma i përgjigjet Totti-t: "Perceptim i tij, një fantazi"

Roma u mendua disa orë dhe më pas zgjodhi si t'i përgjigjej Francesco Totti-t, i cili sot zyrtarisht njoftoi lamtumirën nga klubi. Ja deklarata e publikuar në faqen zyrtare të verdhekuqve: "Ne i propozuam rolin e drejtorit teknik pas largimit të Monchi-t dhe ishim të gatshëm ta ndihmonim të bëhej një menaxher i madh. Ndërkohë perceptimi i tij i fakteve është imagjinatë dhe larg realitetit".

"Ne ishim ende në pritje të përgjigjes së tij ndaj ofertës - lexohet në deklaratë - dhe ne besojmë se roli i ofruar ndaj Francesco është një nga më të lartët në hierarkinë e kuadrove tanë. Ne ishim të gatshëm të tregoheshim të duruar, ta ndihmonim që ai të transformohej nga një futbollist i madh në një drejtues të madh. Edhe pse e kuptojmë se sa e vështirë ishte për të të vendoste të largohej nga Roma pas 30 vjetësh, mund të theksojmë vetëm se perceptimi i tij për faktet dhe zgjedhjet e bëra nga klubi është fantazi dhe larg realitetit".

Pastaj, një reagim i ashpër: "Lidhur me referencat e përsëritura për rikthimin e tij të mundshëm me ndryshimin e pronarit, theksojmë: ky është një skenar që mund të jetë shumë delikat duke pasur parasysh faktin se AS Roma është një shoqëri e kuotuar në bursë. Pronari nuk ka ndërmend të nxjerrë Roma-n në shitje as tani dhe as në të ardhmen".

https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1140678766382989314?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1140678766382989314&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fcalcio%2Froma%2Fla-roma-risponde-a-totti-percezione-dei-fatti-lontana-dalla-realta-_1281199-201902a.shtml

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI