Flash

Berlusconi: "Më mungon Milan, Giampaolo bën lojë, ndërsa Sarri...""

Lapsi.al 17 June 2019
Berlusconi: "Më mungon Milan, Giampaolo bën lojë,

Silvio Berlusconi kthehet të flasë për Milan i ftuar në prezantimin e librit të Arrigo Sacchi: "Kur mendoj atë skuadër, emocionet më pushtojnë akoma. Tani merrem me një tjetër skuadër, por po, më mungon Milan". Ish-presidenti kuqezi promovon Giampaolo: "Më duket se pëlqen lojën e bukur, ka mentalitet ofensiv. E rëndësishme është që skuadra të kthehet të luajë një lojë sulmuese për të mundur kundërshtarët".

Pikërisht për lojën sulmuese, Berlusconi kthehet të diskutojë Milanin e Gattuso: "Këtë vit mungoi shumë në goditjet finale, më erdhi keq. Rino ka dhënë shumë: si futbollist e person jam shumë i afeksionuar me të, si teknik kemi patur diskutime më faktin që nuk ishim në sintoni me modulin e lojës". Do të shkojë më mirë me Giampaolo: "Punon me dy sulmues dhe një trekuartist".

Lideri i Forza Italia zbulon se do ti kërkojë Scaroni të takojë teknikun e ri dhe dhuron një prapaskenë merkato: "Do ta shihja mirë Conte tek Milan, ne vëtë kishim menduar prej kohësh për të. Por Giampaolo funksionon mirë. Maldini e Boban si drejtues? I njoh si futbollistë të mëdhenj, nuk e njoh kapacitetin e tyre menaxherial".

Asnjë koment edhe për Sarri-Juventus ("Allegri u largua pasi fitoi shumë, nuk ndodh shpesh. Por nuk e njoh personalisht Sarri përtë kuptuar nëse do të bëjë mirë apo keq").

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI