Flash

Champions/ Short i vështirë për Partizanin: kundër ish-skuadrës së Agollit

Lapsi.al 18 June 2019
Champions/ Short i vështirë për Partizanin: kundër

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, ashtu si pritej, ka rezultuar i vështirë për Partizanin, kampion i Shqipërisë. Të kuqtë kanë shmangur të paktën përlasjen me skocezët e Cetic Glasgoë, por kanë peshkuar një njohje të vjetër të skuadrave shqiptare, Qarabag të ish-kapitenit Ansi Agolli, që për herë të parë në gati një dekadë prezantohet në Europë pa mbrojtësin e majtë shqiptar.

Nuk është aspak një short i lehtë kundër Qarabag, që vetëm një sezon më parë nxorri nga gara një tjetër skuadër shqiptare, Kukësin të mundur 3-0 në ndeshjen e kthimit, pas barazimit pa gola në Loro Borici. Qarabag është skuadra e parë në historinë e Azerbaixhanit që arrin fazën e grupeve në Champions dhe ky fakt mjafton për të treguar nivelin e vështirësisë për të kuqtë.

Për Franco Lerda një detyrë delicate menjëherë, e në fazën përgatitore në Slloveni tekniku duhet të nisë menjëherë studimin e ndeshjes në projeksionin e kundërshtarit të Champions. Ndeshjen e parë Partizani duhet ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa kthimi pas një jave në Azerbaixhan.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI