Flash

Kupa e Amerikës: Kili i përgjigjet Uruguay, poker kundër Japonisë

Lapsi.al 18 June 2019
Kupa e Amerikës: Kili i përgjigjet Uruguay, poker kundër

Në grupin B të Kupës së Amerikës luhet vetëm poker. E kështu, pas 4-0 të Uruguajit ndaj Ekuadorit, edhe Kili mposht Japoninë me të njëjtin rezultat. Kampionët në fuqi hapën serinë e golave në minutën e 41' me Erick Pulgar, në golinj e parë me fanellën e Roja. Në pjesën e dytë erdhi dygolëshi i Edu Vargas (54' e 83'), ndërprerë në mes nga 3-0 i firmosur nga një goditje me kokë e Alexis Sanchez (82'), që kthehet në gol me kombëtaren pas 9 muajsh.

Pavarësisht polemikave që kanë shoqëruar Kilin përpara debutimit në këtë Kupë Amerike, skuadra e Reinaldo Rueda tregon se është e përqendruar në një kompeticion që në dy edicionet e fundit (2016 e 2017) është veshur me të kuqen e tyre. Nuk mund të kishte rezultat më të mirë për tiu përgjigjur 4-0 Uruguajit, skuadra tjetër e madhe e Grupit B, që kishte mundur me të njëjtin rezultat Ekuadorin. Një poker i rëndësishëm për tiu përgjigjur kritikave të atyre që e kontestuan për lënien jashtë të lojtarëve si portieri Claudio Bravo e mbrojtësi Gonzalo Jara, lideri historik i sukseseve të fundit të Kilit, edhe pse duhet pranuar që Japonia, e ftuar për herë të dytë në turne, nuk është kundërshtar indikativ.

Skuadra e Moriyasu duhet të bëjë mirë jo aq në Kupën e Amerikës sa në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020. Aspekti për tu përmirësuar është shpenzimi i tepërt para portës, që mund tia kishte bërë të vështirë suksesin kilenëve, që barazojnë Uruguay: e përpara përplasjes direkte, duhet të luajë me Ekuadorin.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI