Flash

I sekuestrohen 36 prona të palëvizshme: Neymar akuzohet për evazion fiskal

Lapsi.al 18 June 2019
I sekuestrohen 36 prona të palëvizshme: Neymar akuzohet për

Vazhdon periudha e errët e Neymar, që në javët e fundit është denoncuar për përdhunim nga modelja Najila Trindade e më pas është denoncuar se ka shpërndarë në rrjete sociale imazhe intime të vajzës, përvec dëmtimit që e ka ndaluar të jetë pjesë e Brazilit në Kupën e Amerikës dhe faktit se Psg nuk e konsideron më të pashitshëm. Tani, sikur të gjitha këto mos të mjaftonin, sipas asaj që bën të ditur gazeta 'Folha de Sao Paulo', ka ardhur sekuestrimi i 36 pronave të palëvizshme në zotërim të numrit 10 në Brazil: një masë që ka ardhur si pasojë e hetimit në të cilin O Ney akuzohet për evazion fiskal.

Për lojtarin, ashtu si referon gazeta, konstatimi është se nuk ka paguar taksat për një shumë të përafërt me 16 milionë euro e kështu është kryer sekuestrimi i 36 pronave në zotërim të lojtarit, familjes apo shoqërive të tij. Evazioni fiskal i pretendeuar i përket kohës së transferimit të tij nga Santos tek Barcellona. Mes pronave të sekuestruar janë edhe dy vila, 3.000 metra katror, në zonën luksoze të Jardim Acapulco, në Guarujà e tre apartamente në Itapema, në br3egdetin e Santa Catarina.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI