Flash

“Drogohesha kur luaja në Europë”: rrëfimi tronditës i Jardel

Lapsi.al 18 June 2019
“Drogohesha kur luaja në Europë”: rrëfimi

Dopingu ka qenë gjithnjë prezent në botën e sportit, futbollit përfshirë, por deklaratat e rënda të bëra nga Mario Jardel, kanë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Ish-sulmuesi brazilian, që ka luajtur me Porto, Galatasaray, Sporting Lisbona dhe Ancona ka rrëfyer se drogohej rregullisht gjatë kohës kur luante në Europë.

"Hyra për kuriozitet në botën e drogës kur luaja në Europë – tregoi Jardel -. E konsumoja rregullisht kur isha me pushime, sepse nëse do ta merrja gjatë sezonit do kapesha nga antidopingu. Tani jam pastruar krejtësisht dhe punoj vetëm që të rinjtë të mos bëjnë të njëjtat gabime që kam bërë unë".

45 vjecari i lindur në Fortalezza spikati shpejt për aftësinë në goditjet me kokë. Ai ka qenë një legjendë për Grêmio, duke luajtur një rol vendimtare në skuadrën që në 1995 fitoi Kupën Libertadores. Jardel u bë një nga sulmuesit më prolifikë gjatë qendrimit të tij tek Porto, Galatasaray, e Sporting CP, duke shënuar 266 gola në 274 ndeshje për të tre klubet, përpara se të tërhiqej në 2011. Jardel ka bërë debutimin për kombëtaren e Brazilit në 1996, duke luajtur 10 ndeshje me Selecao.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI