Flash

CAS trondit Caster Semenya: "Është biologjikisht burrë"

Lapsi.al 18 June 2019
CAS trondit Caster Semenya: "Është biologjikisht burrë"
Iaaf i përgjigjet Caster Semenya, që kishte akuzuar Federatën Botërore të Atletikës se e ka përdorur "si kavje laboratori në cështjen që i përket rregullores së re për atletët hiperandrogjenikë", duke e detyruar, për të garuar, ti nënshtrohet testit të seksit e kurave hormonale. "Nuk lejoj më që të përdorin trupin tim", kishte deklaruar 2 herë kampionia olimpike e 800 metrave. "Èshtë biologjikisht një mashkull", konstaton Iaaf në një komunikatë për shtyp, në të cilën shpjegon tezën e shfaqur përpara Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që i ka dhënë të drejtë kunddrejt atletes afrikanojugore. Semenya kontestonte rregullin sipas të cilit, për të vazhduar të garonte, ajo dhe të tjerat në gjendjen e saj të hiperandrogjenizmit (term që tregon një prodhim të tepërt të hormoneve mashkullore, në vecanti testosteron) duhet detyrimisht ti nënshtrohen një terapie hormonale për të reduktuar nivelet e tyre të testosteronit. Pasi humbi cështjen në CAS, Semenya fitoi më pas betejën e saj në Gjykatën Federale zvicerane një muaj më parë, duke mundësuar kështu kthimin në garën e 800 metrave (e të gjitha distancave) pa iu nënshtruar asnjë trajtimi. Gjykata federale zvicerane ka pezulluar përkohësisht normën e aplikuar në 8 maj nga Iaaf përsa i përket atletëve intersex. kështu sot është bërë publik një dokument me 163 faqe nga CAS në të cilat tregohet historia e këtij procesi sportiv, ku prezantohet teza se Semenya është nga to atlete "biologjikisht burrë por me gjene femërore". Fjalë para të cilave në CAS, afrikanojugorja i është përgjigjur duke thënë se "jam plagosu në një mënyrë që fjalët nuk e shpjegojnë dot". Norma e Iaaf është pezulluar nga Gjykata federale zvicerane, por nga ajo ditë Semenya nuk ka garuar më.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI