Flash

Pogba mesazh i qartë për Juventus? Në Instagram foto e fanellës së tij bardhezi

Lapsi.al 18 June 2019
Pogba mesazh i qartë për Juventus? Në Instagram foto e

Edhe pse në Spanjë janë të bindur se Paul Pogba dëshiron të shkojnë tek Real Madrid (blancos kanë prezantuar ndërkohë ofertën e parë prej 90 milionë stërlina), tifozët e Juventus vazhdojnë të ëndërrojnë kthimin e francezit në Torino. Ajo që ka shtuar edhe më shumë 'bindjen' është vetë mesfushori i Manchester United, që ndodhet në Japoni për një event komercial. 26 vjecari ka publikuar një story në Instagram, me foton e një tifozi me fanellat e tij, atë aktuale të Manchester United (numri 6) e atë që ka mbajtur tek Juventus (numri 10) për katër sezone (nga 2012 në 2016).

Mbetet për tu kuptuar, nëse kampioni i botës, që me shumë dëshirë pret të ndryshojë ambjent, ka dashur të japë një mesazh preciz, apo bëhet fjalë thjesht për një imazh të pafaj. Tifozët e Zonjës së Vjetër shpresojnë natyrisht të bëhet fjalë për hipotezën e parë e bashkë me ta e shpreson edhe tekniku i ri Maurizio Sarri, gati të nisë aventurën e në krye të kampionëve të Italisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI