Flash

Shqipëria s’ka shanse për negociatat, Maqedonia diskuton datën

Lapsi.al 17 June 2019
Shqipëria s’ka shanse për negociatat, Maqedonia diskuton

Ambasadorët e përhershëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg në prag të takimit të nesërm të ministrave të Jashtëm, që do të ketë në fokus zgjerimin.

Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë këto shanse duken shumë të pakta.

“Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europia janë mbledhur në Luksemburg këtë pasdite për të diskutuar mbi strategjinë globale të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe zgjerimi i kësaj organizate. Në tryezën e tyre edhe draft-konkluzionet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorët e përhershëm duan të evitojnë me çdo kusht që ministrat e Bashkimit Evropian të rrinë me orë të tëra nesër për të aprovuar konkluzionet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç ka ndodhur një vit më parë, ku nuk kanë munguar edhe debate të ashpra midis ministrave të Jashtëm.

Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë shanset janë shumë të pakta që të përmendet një datë për hapjen e negociatave në Tetor.

Ambasadorët e përhershëm mund të mbarojnë në orët e vona, siç kanë ndodhur edhe vitin e shkuar, në një maratonë diskutimesh nga ora 9 e mëngjesit deri në 22:00”, - raporton nga Brukseli gazetarja Erisa Zykaj. /AbcNews

Të këshilluara

A do dorëhiqet Rama? Fino: Varet nga...

Deputeti i PS-së, ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”. I pyetur nga gazetari Adi Krasta në News 24 se a do të jepte d...

22:47

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI