Flash

A do dorëhiqet Rama? Fino: Varet nga...

Lapsi.al 17 June 2019
A do dorëhiqet Rama? Fino: Varet nga...

Deputeti i PS-së, ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”. I pyetur nga gazetari Adi Krasta në News 24 se a do të jepte dorëheqjen nëse do të kishte një çështje të tillë, Fino tha se kjo varet nga rasti.

“Varet se çfarë do të kishte ndodhur. Të vërtetohen dhe duhet t’i shohim. Absolutisht nuk mund ta them një gjë të tillë. Në Shqipëri nuk është një fenomen i një force politike. Të gjithë mundohen të jenë dhe të marrin votat. Po nga i ka marrë Bild? Ne e kemi marrë vlerësimin e popullit. Sot jemi para një fushatë tjetër, jemi përballë publikut dhe demokracia bëhet duke vlerësuar njerëzit. Verdikti i çdo force politike është tek populli” – tha Fino.

Do shkarkohet Presidentin Meta?

“E enjtja qe një ditë shumë interesante dhe kjo mbase mund të ndodh njëherë në 100 vjet. Ne nuk i kemi numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Zhdekreti që ka bërë Meta është jo ligjor, në rastin në fjalë presidenti ka për detyrë vetëm të dekretoj dhe këtu mbaron. Presidenti është mbi palët. Unë kam respekt për institucionin e Presidentin” – tha Fino. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI