Flash

Serie A voton kundër Superligës, vetëm Juventus nuk është dakord

Lapsi.al 10 June 2019
Serie A voton kundër Superligës, vetëm Juventus nuk

Serie A është rreshtuar me katër ligat e mëdha europiane (Premier League, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1) duke u shprehur kundër reformës së kompeticioneve europiane post 2024 për të formuar një Superligë mes top klubeve. Qëndrimi, që shpreh pozicionin e Serie A, është votuar në mënyrë unanime nga klubet italiane (Inter, Roma, Milan dhe Fiorentina), përveç Juventus që është kundër.

Urbano Kairo është bërë një zëdhënës i mendimit të shoqërive italiane. "Eca dhe Uefa duhet të meditojnë se si të gjitha ligat janë duke u bashkuar kundër një projekti që askush nuk e pëlqen. Çfarë dua të them? Ky propozim duhet të tërhiqet dhe unë do të ndalem këtu, por të tjerët kanë shkuar më tej", tha presidenti i Torinos.

Dhe për shumë nga "kolegët" e tij, dorëheqja e Aleksander Ceferin, numri një i UEFA-s dhe zv.president i FIFA-s, në këtë pikë do të ishte me vend. Megjithëse në këtë aspekt, presidenti i Serie A, Gaetano Micciché, ndali: "Nuk kërkova dorëheqjen e Ceferin, vetëm një shaka në asamble. Komunikatat e ligave kryesore europiane janë të gjitha shumë të ashpra kundër veprimit të Uefa që duhet të merret parasysh: nëse ekziston një konsideratë, krejtësisht në kundërshtim, duhet gjetur një arsye dhe duhet të ketë një rishqyrtim të sjelljes".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI