Flash

Shqipëria shpëtoi, por Turqia “merret peng" në Islandë: furçë dhëmbësh në vend të mikrofonit, shpërthejnë polemikat

Lapsi.al 10 June 2019
Shqipëria shpëtoi, por Turqia “merret peng" në

Rrezikon të transformohet në një çështje diplomatike trajtimi i marrë një ditë më parë nga kombëtarja e Turqisë, sapo mbërriti në Islandë, ku nesër do të takojë përfaqësuesit vendas në ndeshjen kualifikuese për Europianin e vitit të ardhshëm. Sipas asaj që u denoncua nga sulmuesi Burak Yilmaz e nga kapiteni Emre Belozoglu, skuadra ka mbetur e bllokuar për të paktën tre orë pas zbritjes në aeroport për kontrollet e pasaportave, ndërsa bagazhet e lojtarëve janë hapur dhe kontrolluar për motive të paqartësuara sigurie.

Skandalin e ka shkaktuar edhe një gjest i një reporter fals që I ka afruar në fytyrë Belozoglu një furcë dhëmbësh sit ë ishte një mikrofon. Ministri i punëve të jashtme turk Mevlut Cavusoglu e ka cilësuar të papranueshëm trajtimin e marrë nga skuadra në planin diplomatik e humanitar. "Askush të mos dyshojë se do të bëjmë cfarë është e nevojshme në këtë rast", ka paralajmëruar Cavusoglu, duke njoftuar një telefonatë me homologun e tij në Reykjavik e dërgimin e një note proteste përmes ambasadës së Ankara në Norvegji.

Për një episod "të papranueshëm" ka folur edhe zëdhënësi i Erdogan. Reagime të ashpra kanë mbërritur edhe në rrjetet sociale, ku mikpritja e Islandës, aty ku tre ditë më parë mbërriti Shqipëria, por që nuk pati këtë lloj problem, është përcaktuar "raciste".

Të këshilluara

Mourinho gjen sheikun e tij...tek Newcastle

José Mourinho mund të kthehet së shpejti të drejtojë një pankinë në Premier League. Nuk është një nga të mëdhatë, por mund të bëhet. Tekniku portugez është favo...

18:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI