Flash

Nations League: Kush tha që penalltitë janë mallkim për Anglinë? Skuadra e Southgate e treta, merita e Pickford...

Lapsi.al 9 June 2019
Nations League: Kush tha që penalltitë janë mallkim për

Anglia e mbyll në vendin e tretë Ligën e Kombeve 2019, duke mundur në sfidën për vendin e tretë Zvicrën 6-5 me penallti, pas 0-0 në kohën e rregullt dhe ato shtesë. Decizive për formacionin e Petkovic gabimi në penalltinë e gjashtë të Drmic, sulmuesi i 'Moenchengladbach, që u hipnotizua nga Pickford. Sic duket mallkimi i 11 metërshave nuk është më mbi Tre Luanët që dilnin jashtë sa herë që ndeshja shkonte tek penalltitë: kualifikimi ndaj Kolumbisë në Botërorin e Rusisë e ka thyer traditën negative të 11 metërshave.

Në fakt Anglia ka qenë e pafat në 120 minuta lojë dhe në fushë, përballë Zvicrës, ka qenë dukshëm skuadra më e mirë. Dy traversa të Harry Kane e Raheem Sterling, kanë shpëtuar zviceranët nga kapitullimi përpara penalltive, pa llogaritur shtyllën e goditur nga Schar që rrezikoi autogolin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI