Flash

I kënaqur, por jo dhe aq: Reja premton ndryshime

Lapsi.al 10 June 2019
I kënaqur, por jo dhe aq: Reja premton ndryshime

Nuk ka kohë për të humbur, sepse tre ditë pas humbjes në Islandë në Elbasan Arena mbërrin Moldavia, një kundërshtar që kuqezinjtë kërkojnë ta lënë pas. Intensiteti i ndeshjeve, megjithatë, nuk e ka bërë teknikun të mos i kthehet analizës, mbi atë cfarë prodhuan lojtarët e tij në Rekjavik dhe pikat që duhen përmirësuar, duke filluar nga sfida e të martës: “Grupi duhet të ngrihet nga goditja morale - tha Reja në konferencë për shtyp – sepse nuk është e lehtë të humbasësh një ndeshje të luajtur si ajo me Islandën. Kemi bërë një prezantim të mirë, djemtë kanë punuar fort, por duhet të jemi më konkretë dhe të finalizojmë mundësitë që na paraqiten”

Islandezët janë vërtetë një skuadër fizike, por mund të ishin vënë në vështirësi nga një lëvizje më e madhe pa top. 73 vjecari është i kënaqur nga mënyra e presingut lart të kuqezinjve, që si e thekson reja nuk e kishin aplikuar kurrë më parë në këtë nivel: “Jemi një grup në rritje dhe jam i kënaqur nga mënyra se si aplikuan një mënyrë të re të luajturi. Duhet të përmirësojmë lëvizjen pa top, por është e sigurtë se kemi bërë shumë mirë në presingun lart, ashtu si rrallë herë e kam parë Shqipërinë ta bëjë”

Shqipërisë i ka munguar mbi të gjitha aftësia për tu infiltuar mes linjave të Ledian Memushaj, apo soliditeti difensiv i një qendërmbrojtësi si Gjimshiti, që me Atalantën ka bërë një sezon impresionues. E në pritje të tyre, duke parë edhe konsumin fizik të mesfushës kundër Islandës, tekniku ka ndërmend të bëjë ndryshime në skuadër.

“Kam edhe 24 orë kohë për të bërë vlerësimet. Është e sigurtë se dicka do të ndryshoj, por më parë duhet të flas me lojtarët. Ndoshta do të bëhen 3-4 zëvendësime, sepse lojtarët kanë shpenzuar shumë dhe kush luan duhet të jetë në 100%. Në sulm dhe në mesfushë do të bëj ndryshime” pranoi Reja.

Kuqezinjtë pasi kanë humbur në debutimin e kualifikueseve me Turqinë, që I kushtoi pankinën Christian Panucci, fituan në Andorra, përpara se Edy Reja të debutonte me humbje në Rekjavik. Pikërisht për të lënë pas moldavët, me tre pikë sa edhe Shqipëria, Reja shpreson ti gëzohet fitores së parë në këto eleminatore.

Të këshilluara

Mourinho gjen sheikun e tij...tek Newcastle

José Mourinho mund të kthehet së shpejti të drejtojë një pankinë në Premier League. Nuk është një nga të mëdhatë, por mund të bëhet. Tekniku portugez është favo...

18:43

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI