Flash

"Ronaldo më kërkoi të shkoj tek Juventus": De Ligt tregon prapaskenën e finales

Lapsi.al 10 June 2019
"Ronaldo më kërkoi të shkoj tek Juventus": De Ligt
Në kohën kur Fabio Paratici mundohet të përcaktojë detajet e akordit me Maurizio Sarri, për merkaton e lojtarëve mendon... Cristiano Ronaldo. Zbulimin e ka bërë mbrojtësi hollandez Matthijs De Ligt, në përfundim të finales së Nations League humbur 1-0 nga Orange pikërisht kundër Portugalisë së CR7. Qendërmbrojtësi i Ajax, në shënjestër të klubeve më të mirë europianë, ka zbuluar një prapaskenë interesante pas ndeshjes: "Cristiano Ronaldo më kërkoi të shkoj tek Juventus – ka thënë 19 vjecari për tv hollandez Nos -. U befasova pak nga kërkesa e tij, ndaj fillova të qesh. Në fillim nuk e kuptova. Periudha e transferimeve fillon pas pak, kështu që në fillim do bëj ca pushime të mira, pastaj të shohim". Cfarë përgjigje ka dhënë Ligt nuk është e mundur të mësohet, por është e sigurtë se kërkesa e Ronaldo nuk mund ta ketë lënë indifferent talentin e ri hollandez. Nuk është një mister që de Ligt preferohet shumë nga Juventus që po provon në të gjitha format të kalojë konkurencën e Barcellona e Bayern Monaco. Në merkato bën punë gjithcka dhe një tentativë e CR7 mund të jetë fillimi i mirë i tratativës.

Të këshilluara

Mourinho gjen sheikun e tij...tek Newcastle

José Mourinho mund të kthehet së shpejti të drejtojë një pankinë në Premier League. Nuk është një nga të mëdhatë, por mund të bëhet. Tekniku portugez është favo...

18:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI