Flash

Formula 1/ Ferrari nuk dorëzohet, pas padrejtësisë në Kanada: "Vendosëm të apelojmë"

Lapsi.al 10 June 2019
Formula 1/ Ferrari nuk dorëzohet, pas padrejtësisë në

GP i Kanadasë nuk ka përfunduar ende. Penaliteti prej pesë sekondash i vendosur për Sebastian Vettel, që i dhuroi fitoren Leëis Hamilton, ka lënë një vazhdë polemikash të rëndësishme e Ferrari ka vendosur të mos dorëzohet. "Për sa i përket Seb, mendoj se nuk mund të bënte asgjë ndryshe nga sa bëri, motiv për të cilin vendosëm të apelojmë vendimin e steward", ka bërë të ditur team principal i kokëkuqes Matteo Binotto.

Ferrari i Sebastian Vettel arriti i pari finishin në GP të Canada, por u desh ti dorëzonte fitoren Mercedes të Leëis Hamilton, që e mbylli garën pas tij, për një penalitet prej pesë sekondash. Sanksion që gjermani e mori për pengimin që i bëri anglezit në xhiron e 48, pasi doli keq nga një kthesë.

Situatë e vështirë sepse arritja e fitores nga gjermani duket një mision i komlpikuar. Artikulli 17 paragrafi 1 i rregulores sportive, specifikon që nuk mund të apelosh kundër penalitetve në termat e kohës stabilizuar nga kolegji i komisarëve. Apeli mund të jetë një sinjal i fortë nga Ferrari, që duket sikur e ka humbur peshën politike. Vettel, për më tepër, dëshiron të ketë mundësinë të shpjegojë komisarëve se nuk shkaktoi qëllimisht situata të rrezikshme.

Të këshilluara

Mourinho gjen sheikun e tij...tek Newcastle

José Mourinho mund të kthehet së shpejti të drejtojë një pankinë në Premier League. Nuk është një nga të mëdhatë, por mund të bëhet. Tekniku portugez është favo...

18:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI