Flash

Milan, Maldini kërkon Massara si drejtorin e ri sportiv të kuqezinjve

Lapsi.al 10 June 2019
Milan, Maldini kërkon Massara si drejtorin e ri sportiv të kuqezinjve

Pas refuzimit të Igli Tares, i cili zgjodhi të qëndronte te Lazio, Paolo Maldini duket se ka identifikuar një tjetër profil për rolin e drejtorit sportiv të Milan. Ish kapiteni i kuqezinjve ka zgjedhur Frederic Massara, i cili sapo dha dorëheqjen nga Roma.

Sipas njoftimeve të 'Sky Sport', Maldini po përpiqet të bindë Massara për të filluar aventurën e re me Djallin. Ish-drejtori i Roma  konsiderohet profili i duhur për të rifilluar pas largimit të Leonardo.

Negociatat me ish-verdhekuqin tashmë janë duke u zhvilluar dhe kontaktet e para janë shënjuar: Maldini duket se ka zgjedhur drejtorin e ri sportiv të Milan pas dështimit të pistës, Igli Tare. Me një merkato ende për t'u planifikuar, ndërsa qëndron në pritje të vendimit të UEFA-se, Milan po përpiqet të kompletojë sektori ne tij të menaxhimit.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI