Flash

Italia, Mancini: Na duhen golat e sulmuesve. Kundër Bosnjes, me pak ndryshime

Lapsi.al 10 June 2019
Italia, Mancini: Na duhen golat e sulmuesve. Kundër Bosnjes, me pak

Pas kapërcimit të lehtë të Greqisë në shtëpi, duke arritur kështu fitoren e tretë në tri ndeshje kualifikuese, Italia është në kërkim të pokerit kundër Bosnjes, në Allianz Stadium në Torino. Në prag të ndeshjes ka folur trajneri Roberto Mancini në një konferencë për shtyp një ditë më parë.

"Do të ketë disa ndryshime, por jo shumë. Sot është në program stërvitja e fundit, pra do të vlerësojmë", u shpreh trajneri i Axurrëve. 

Ndaj Greqisë shënuan tre lojtarë të ndryshëm: jo një risi. Ashtu si nuk është një risi fakti që Italia ende nuk ka gjetur përfundimisht një sulmues qendre të aftë për të shndërruar në mënyrë konstante në gol, një manovër gjithmonë e më të shkëlqyer.

"Por golat do të vijnë. Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të luajë mirë, pastaj golat e sulmuesve do të bëhen vendimtarë në ndeshjet që kanë rëndësi. Belotti në Athinë bëri mirë me asistin për Barella", tha Mancini.

Kundërshtari i së nesërmes do të jetë Bosnja e Miralem Pjanic, i cili të shtunën humbi befasisht në shtëpinë e Finlandës, duke u larguar nga vendi i parë. Megjithatë Mancini vlerëson: "Ata mbeten një kandidat i fortë për t'u kualifikuar, mendoj se "ko" ishte vetëm një episod. Pjanic? Ai është një lojtar që drejton skuadrën".

Ka kaluar një vit nga ardhja e tij në stolin italian, Mancini mund të bëjë një bilanc fillestar. "Unë jam gjithmonë i qetë. Jam këtu, sepse unë kjo më kënaq, më pëlqen të stërvit këta lojtarë, të gjithë janë të mirë dhe cilësorë".

Sërish lidhur me zgjedhjet në kuadër të ndeshjes kundër Bosnjes, Mancini  konfirmon se dëshiron të presë edhe disa orë për të marrë një vendim përfundimtar. "Kjo është pika më e rëndë, sepse unë do të duhet të ndryshoj diçka dhe me lojtarë të tillë të mirë nuk është e lehtë të vendosësh. Belotti sërish titullar? Do të shohim në stërvitjen e sotme dhe atë që do të bëjmë nesër në mëngjes".

Argumenti pastaj shkon në një Itali që më në fund fal kënaqësi pas periudhës katastrofike dyvjeçare me Ventura. Megjithatë, Bosnja nuk duhet nënvlerësuar. "Pas zhgënjimit për mungesën e kualifikimit në Botëror, besoj se ka pasur një shtytje më shumë. Megjithatë, mjafton të përmendim se pak ditë më parë, Turqia nuk është më e fortë se Greqia dhe mundi Francën ... Nëse nuk jepni gjithmonë maksimumin, atëherë jeni në rrezik".

Dhe në fund dy fjalë për kthimin në Itali të Antonio Conte dhe me mundësi, të Maurizio Sarri. Serie A po përgatitet të mirëpresë dy nga trajnerët më të mirë të saj. "Unë gjithmonë i kam konsideruar trajnerët italianë më të mirët në nivelin taktik, falë mësimeve të Coverciano. Pra, është mirë për futbollin italian të kthehen në Serie A", përfundoi trajneri i Të Kaltërve.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI