Me një opozitë jashtë parlamentit dhe që e ka bërë të qartë tasmë se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve, Edi Rama sërish nuk është pranon të tërhiqet nga data e zhvillimit të tyre dhe madje ka porositur njerëzit e tij të ruajnë qendrat e votimit, duke lënë kështu të kuptohet se rreziku për një konflikt të hapur atë datë duket i paevitueshëm. Megjithatë ai nuk do të lëshojë pe. Pa humbur kohë, pas fijes i ka ardhur dhe Lali i Bashkisë.
Lexo më tej nga Lapsi.al:
Rama përgatit ‘grupet paramilitare’ që do ruajnë zgjedhjet
Veliaj nuk ka vonuar dje të deklarojë se zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor.
“Na ndajnë 22 ditë!" - shkroi Veliaj në Facebook, duke shtuar se në 30 qershor Tirana vendos 30 vitet e shkuara ose 30 vitet e ardhshme.
Sot, nga Baldushku, Veliaj shtoi se shfuqizimi i dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës është një akt i pavlefshëm juridik.
“Nëse këta do e mbajnë njëri-tjetrin me gajret dhe serume dhe do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere juridike, do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere morale, letra nul si letra vetëvrasje politike, këta le t’ia çojnë njeri-tjetrit, por nuk jemi këtu për hallet e tyre, ne jemi këtu për hallet tona, për t’i zgjidhur dhe për të punuar për familjet tona dhe fëmijët tanë. Në datën 30 qershor, ata mund të çojnë letra, serume, llokume, njeri tjetrit sa të duan, por në datë 30 qershor, çdo njeri në Tiranë e Shqipëri do zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes: Do votoj ose do merrem me pazarin që këta duan për 30 vitet që ikën apo do punoj për marrëveshjen që unë dua për 30 vitet që do vijnë?! Kjo është pyetja”, tha Veliaj.
Ditën e djeshme Ilir Meta vendosi zhdekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. “Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”, shkruhej ne dekretin e Presidentit. Vendimi argumentohej se ishte marrë në emër të paqes sociale dhe ruajtjes kushtetuese të pluralizmit.
Por, për Edi Ramën, që u njoftua teksa po mbante miting në Berat për vendimin e Metës, zgjedhjet do të zhvillohen në atë ditë, 30 qershor. Ai i qëndroi kësaj deklarate edhe më pas në Facebook me statusin: "ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR! Natën e mirë". Veliaj e mbështeti symbyllazi.
Situata është e nderë dhe me palët e ndara krejtësisht kundër njëra-tjetrës në qëndrime. E duket se ditët në vijim deri më 30 qershor do jenë ato që të provojnë kush palë largohet e fundit nga kjo lojë nervash. ©Lapsi.al
