Flash

Familja kërkon ndihmë, zhduket 34-vjeçari nga Kruja

Lapsi.al 7 June 2019
Familja kërkon ndihmë, zhduket 34-vjeçari nga Kruja

34 vjeçari Dëfrim Tara, me probleme mendore, është larguar nga shtëpia që në datën 31 maj të këtij viti, rreth orës 15:15 dhe nuk dihet më asgjë për fatin e tij.

I alarmuar, xhaxhai i të riut, me iniciale A.T ka njoftuar policinë.

Dëfrimi është i gjatë rreth 170 cm, me flokë të shkurtra  ngjyrë  gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.

Njoftimi i Policisë

"Më datë 07.06.2019, në Komisariatin e Policisë Krujë ka bërë kallëzim  shtetasi A.T., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 15:15 ,të datës 31.05.2019) djali i vëllait, shtetasi Defrim Tara, 34 vjeç, i sëmurë me probleme mendore.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetasi i humbur është rreth 170 cm i gjatë, me flokë të shkurtëra  ngjyrë  gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129."

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI