Flash

Zaev ndryshe nga Rama: Po nuk u hapën negociatat bie qeveria ime

Lapsi.al 5 June 2019
Zaev ndryshe nga Rama: Po nuk u hapën negociatat bie qeveria ime

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë në një deklaratë për mediat në Bruksel, se shtyrja e vendimit në parlamentin gjerman dhe datës për fillim të negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend. Edhe procesi i reformimit të qeverisë sipas kryeministrit maqedonas, varet nga vendimi për datën e negociatave.

"Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie qeveria. Kjo qeveri me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant” - tha Zoran Zaev. Vetëm për Edi Ramën në Shqipëri nuk ndodh asgjë sido që të jetë vendimi i Këshillit Europian. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD pyet: Pse po hesht Edi Rama?

“Në vend që, sot, politikanët e kapur në shitblerje votash me krimin, të ishin me pranga në duar; në vend që Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të vihej në di...

20:41

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI